02/23/19

NGA E PARA 2019


Nen prezantimin e Anila Çeles, Vizion Plus rikthen reality show-un e njohur fituesin e dy çmimeve nderkombetare Emmy, Nga e Para (Extreme Makeover – Home Edition). Nje nder formatet televizive me familjar, i renditur ne majat e top-listes se programeve me te ndjekura te javes.
“Nga e Para” synon njëkohësisht dy gjëra:
1). Të edukojë dhe të përcjellë shije, estetikë edhe menyrë jetese me standarte bashkëkohore dhe njëkohësisht
2). Të jetë një zgjidhje shumë e mirë sociale dhe humane për familje dhe individë që kanë nevojë për një ndihmë të tillë.

Më konkretisht ky reality show konsiston në identifikimin e disa shtëpive apo apartamenteve të cilat ndryshohen totalisht dhe ridisenjohen nga e para duke krijuar një surprizë tek shikuesit por sidomos tek përfituesit e drejtpërdrejtë, banorët e ketyre apartamenteve. Për ta realizuar këtë angazhohet një staf i tërë i mirëpregatitur arkitektësh, projektuesish dhe ndertuesish.
Gjatë kohës që ndodh i gjithë ky transformim i madh i shtëpisë (për 7 ditë) banorët akomodohen në kushte mjaft komode në hotele pushimi apo në vende të tjera. Me rikthimin e banorëve në shtëpi ata do të përballen me një ndryshim të madh dhe të sjellë me gusto ku të gjitha pajisjet dhe mobilimet janë totalisht të reja.


NGA E PARA 2019


Skruajtur nga: AlbEPG
Shpërndaje:

Kthehu mbrapa