02/23/19

Te dhena te pabesueshme mbi audiencen ne tregun e televizioneve shqiptare


Në Shqipëri ka dy agjenci që ofrojnë kërkime mbi audiencën në tregun e televizioneve, Telemetrix dhe Abacus, ndërsa të dhënat mbi shtypin dhe radion janë të disponueshme vetëm nga Abacus.
Për tregun e medias online, e cila ka përjetuar një bum në vitet e fundit me qindra portale lajmesh të hapura, të dhënat nuk janë të disponueshme. Ekspertët vendas të medias ngrenë dyshime se matja e tregut nga dy agjencitë janë të manipuluara në mbështetje të njërit nga dy operatorët e mëdhenj të tregut, “Top Media” dhe “Klan”.
Disa stacione televizive u përgjigjën ndaj kërkesës së MOM për informacion dhe pretenduan gjithashtu se nuk ka matje të besueshme të audiencës në vend. Dallimi mes matjeve të audiencës nga Telemetrix dhe Abacus e shënjojnë tregun e televizioneve në Shqipëri si me rrezik të lartë. Vazhdo leximin ne medialook.al
Te dhena te pabesueshme mbi audiencen ne tregun e televizioneve shqiptare


Skruajtur nga: AlbEPG
Shpërndaje:

Kthehu mbrapa