NGA E PARA 2019

Nen prezantimin e Anila Çeles, Vizion Plus rikthen reality show-un e njohur fituesin e dy çmimeve nderkombetare Emmy, Nga e Para (Extreme Makeover – Home Edition). Nje nder formatet televizive me familjar, i renditur ne majat e top-listes se programeve me te ndjekura te javes.

“Nga e Para” synon njëkohësisht dy gjëra:
1). Të edukojë dhe të përcjellë shije, estetikë edhe menyrë jetese me standarte bashkëkohore dhe njëkohësisht
2). Të jetë një zgjidhje shumë e mirë sociale dhe humane për familje dhe individë që kanë nevojë për një ndihmë të tillë.

Më konkretisht ky reality show konsiston në identifikimin e disa shtëpive apo apartamenteve të cilat ndryshohen totalisht dhe ridisenjohen nga e para duke krijuar një surprizë tek shikuesit por sidomos tek përfituesit e drejtpërdrejtë, banorët e ketyre apartamenteve. Për ta realizuar këtë angazhohet një staf i tërë i mirëpregatitur arkitektësh, projektuesish dhe ndertuesish.
Gjatë kohës që ndodh i gjithë ky transformim i madh i shtëpisë (për 7 ditë) banorët akomodohen në kushte mjaft komode në hotele pushimi apo në vende të tjera. Me rikthimin e banorëve në shtëpi ata do të përballen me një ndryshim të madh dhe të sjellë me gusto ku të gjitha pajisjet dhe mobilimet janë totalisht të reja.


Te dhena te pabesueshme mbi audiencen ne tregun e televizioneve shqiptare

Në Shqipëri ka dy agjenci që ofrojnë kërkime mbi audiencën në tregun e televizioneve, Telemetrix dhe Abacus, ndërsa të dhënat mbi shtypin dhe radion janë të disponueshme vetëm nga Abacus.

Për tregun e medias online, e cila ka përjetuar një bum në vitet e fundit me qindra portale lajmesh të hapura, të dhënat nuk janë të disponueshme. Ekspertët vendas të medias ngrenë dyshime se matja e tregut nga dy agjencitë janë të manipuluara në mbështetje të njërit nga dy operatorët e mëdhenj të tregut, “Top Media” dhe “Klan”.
Disa stacione televizive u përgjigjën ndaj kërkesës së MOM për informacion dhe pretenduan gjithashtu se nuk ka matje të besueshme të audiencës në vend. Dallimi mes matjeve të audiencës nga Telemetrix dhe Abacus e shënjojnë tregun e televizioneve në Shqipëri si me rrezik të lartë. Vazhdo leximin ne medialook.al

Vleresoni kanalet TV Shqiptare.

Ne versionin e ri te guides EPG, qe eshte ende ne implemetim kemi introduar nje sistem vleresimi me 5 yje per kanalet televizive shqiptare.

Ftojme te gjithe perdoruesit e guides qe te japin vleresimin per kanalet e tyre te preferuara.
Ne fund te gjashtmujorit te ketij viti kanalet me vleresim zero (0) do te eliminohen nga guida EPG, pasi do te konsiderohen si kanale pa interes per publikun shqiptar.

Web TV Mobile

Krijusei m3u PRO eshte ne versionin final!

Jane bere permiresime ne kontrollin dhe modifikimin automatik te listave m3u.
Nder opcionet e reja shtuam renditjen per default ke kanaleve duke u bazuar sipas statistikave te perdorimit te guides dhe te kategorive te tyre.
Mundesia per ti shpetuar ne serverin e AlbEPG-se ne menyre qe ti shikoni nga cdo lloj dispozitivi.
psh: forum.albepg.com/m3u/listaJote.m3u

Per dispozitivet android martphone, tablet dhe set top box eshte ven ne dispozicion faqja web TV Mobile ne te cilen integrohen automatikisht lista juaj dhe guida EPG. Per vizionin e kanaleve duhet te keni te instaluar aplikacionin MX Player.
P.sh: nese adresa e listes tuaj eshte forum.albepg.com/m3u/listaJuaj.m3u mund ta gjeni ne adresen albepg.com/tvmob.php?m3u=listaJuaj

Nje shembull mund ta gjeni per:
lista m3u: forum.albepg.com/m3u/TVMobile.m3u
web tv: http://albepg.com/tvmob.php?m3u=TVMobile

Krijuesi M3u PRO Beta

Editori i listave m3u ne versionin PRO eshte online.
I dedikohet ekskluzivisht listave tradicionale M3U per kanalet shqiptare dhe ofron editorin e kodit dhe ate vizual.
Krijuesi M3u gjithashtu permban dhe nje funksion qe sherben per analizimin e emrave te kanaleve dhe modifikimin e tyre ne menyre qe ti pershtaten guides elektronike.

Te rejat ne kete version jane:

  • Mundesia e eliminimit te kanaleve nga editori vizual.
  • Mundesia e renditjes se kanaleve ne baze te emrit, grupit dhe linkut.
  • Vendosja ne menyre automatike e tvg-shift -6 per kanalet EST.
  • Analize me e thelle e emrave te kanaleve dhe ruajtja e emrit origjinal
  • Shpejtesi me e larte ne konvertim.
Editori mund te perdoret vetem nga utentet e regjistruar ne forum dhe e gjeni ne menyne e dyte lart nga e majta.
Eshte ne versionin Beta dhe per probleme na sinjalizoni ne kete forum.

Versioni final do te dali pasi te kemi realizuar mundesine e shpetimit te listave ne serverin e AlbEPG-se ne menyre qe te perdoren nga utentet lirisht dhe nga cdo lloj dispozitivi.

Logot e reja te RTSH-se

Duket qarte se dizenjatori i RTSH ka patur shum pasion videogame-et te viteve 80-90. Nuk e imagjinoj dot fantazine dhe llogjiken e nje stafi te ter per pixelimin e nje embleme historike.
Ne radhe te pare ikonat e reja jane te pakuptueshme, stil te vjeter qe u ka ikur koha, ngjyrat kuq e zi te kufizuara ne dy kuadrate pa lidhje me mesazhin qe duan te percjellin dhe me e rendesishmja ka impakt negativ ne vizionin e imazhit te transementit.
Me dy fjale: bejne keq shikimit sa mund te provokojne dhe dhimje koke.


RTSH



Kurioz te dime se sa ka shpenzuar RTSH per nxjerrjen ne drite te nje kryevepre te tille?

Lista m3u per te testuar Guiden TV

Per testimin e guides vendosem nje liste m3u me te gjitha kanalet televizive qe jane prezent ne udhezimin eletronik.

Kjo do t'ju ndijmoj ne modifikimin dhe korrigjimin e listave tuaja.

P.s: Lista eshte thjesht demostrative dhe nuk permban lidhje me asnje kanal televiziv!

Monthly Statistics for November 2017 - Total Hits 575572

Cfare deluzioni! mbi 30000 vizita ne muaj dhe mbi 500000 shkarkime te guides vetem 19 like!!! Sa kurnac qe jeni... Meqe qenka keshtu nga 1 dhjetori guida AlbEPG do te nderpresi si fillim guiden paresore qe shfrytezonen nga ipbox-at, stalker iptv, xtream-codes etj.

Po vleresojme dhe alternativen tjeter per ta mbushur guiden me reklama.

Nese nuk ju pelqen mos e perdorni, por ne te kundert per nje vleresim real per punen e madhe qe eshte bere dhe behet cdo dite, kini detyrimin moral qe te na dedikoni vetem disa sekonda.

VPN (Rrjeti Virtual Privat)

Ne ditet e sotme te lundrosh ne internet me smartphone, tablet, pc, smartTV etj, mund te vihet ne rrezik cdo lloj informacioni qe shkembehet ose cdo arkiv qe rezervohet ne keta dispositive.

Gjithashtu mund te ndodhe qe per arsye te zones gjeografike nuk arrin dot materialin e kerkuar.

Siguria dhe privatesia ne internet cenohet lehtesisht nga kushdo!

Per te permiresuar sigurine ne internet mund te mbeshtetemi ne tekologjine VPN (Virtual Private Network).
Kjo teknologji krijon nje rrjet privat dhe logjik ndermjet dy dispositivesh ne nje rrjet publik dhe komunikimi i ndermjet tyre realizohet nepermjet nje trafiku te kriptuar (kodifikuar).

VPN ju ndihmon ne:
  • Sigurine - kodifikon trafikun ne internet.
  • Privatesine - realizon akses anonim
  • Kushtezimet gjeografike - maskon adresen IP dhe vendodhjen e perdoruesit.
  • Thjeshtesi ne shkembimin e materialeve.
Me posht po rendisim aplikacionet me te mira free android qe ofrojne sherbimin VPN.

Turbo VPN sinonim i garancise dhe me e thjeshta ne perdorim. Nje nder me te mirat VPN prezent ne Play Store, mjafton ta aktivizosh dhe adresa ip maskohet menjehere.
LINK | Turbo VPN

VPN Master nje tjeter aplikacion i persosur qe nuk ka nevoj per regjistrim dhe nuk ka limit ne trafik.

Opera free VPN ndoshta nje nder sherbimet me te mira VPN per android